Trajnerët e basketbollit vazhdojnë të inkuarojnë lojtarët/et që të mos ndalen dhe të stërvitin në shtëpi, derisa të stabilizohet situata me pandeminë Covid-19.
Për lojtarët është shumë e rëndësishme që të qëndrojnë aktivë dhe të mos ndalen, pavarësisht se janë në shtëpi.
Edhe trajneri i mirënjohur, Ilir Selmani, kishte një mesazh për lojtarët, që nga kategoritë e reja, e deri te seniorët.
“Përshëndetje për të gjithë komunitetin e basketbollit. Shpresoj që të jeni mirë ju dhe familjet e juaja. U bënë afër dy muaj që aktivitetet sportive janë ndërprerë. Kjo më së shumti ndikon te lojtarët, tek të cilët ky pushim ndikon negativisht në paraqitjen e tyre individuale. Përmes kësaj video, inkuraroj të gjithë lojtarët e lojtaret, që nga kategoritë e reja e deri tek seniorët, që të mos ndalen dhe të stërvitin në shtëpi. Sidomos në përmirësimin e gjendjes fizike, por edhe taktike. Besoj dhe shpresoj që shumë shpejt do t’i rikthehemi normalitetit dhe po ashtu do t’i kthehemi palestrave e aktiviteteve sportive dhe të mos e fillojmë nga zero”, është shprehur Selmani me anë të një video mesazhi për faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës./ Tv Malisheva