Këngëtari i njohur shqiptar, Ilir Shaqiri, është zgjuar të shtunën me një lajm të hidhur.
Kjo pasi nëna e tij, Hana, ka ndërruar jetë në orët e para të së shtunës dhe lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur vet këngëtari.
Ai publikoi në rrjetin social Facebook një fotografi të nënës së tij tashmë të ndjerë, të cilën e shoqëroi me mbishkrimin: “Mëngjes i trishtë, lamtumirë nëna ime”.
Ndërkohë, edhe djali i tij, këngëtari Korab Shaqiri publikoi gjithashtu një fotografi të gjyshes së tij të ndjerë në InstaStory, duke ua kumtuar fansave lajmin e hidhur.
“Lamtumirë nëna Hanë”, shkroi Korbai në InstaStory.
Familja kanë pranuar ngushëllime të shumta nga miqtë, rrethi dhe fansa të shumtë të këngëtarëve babë e bir./ Tv Malisheva