Artisti i mirënjohur shqiptar Ilir Shaqiri ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.
Kjo këngë pritet të titullohet “Tempulli i lirisë” dhe ai do ia dedikojë profesorit Ukshin Hotit.
Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtari në një postim në Facebook.
“Nga oborri i Shtëpisë Muze në Krushë të Madhe, në orën 20:30, projekti muzikor “Tempulli i lirisë”, dedikuar mendjendriturit, frymëzuesit të brezit që bëri lirinë e Kosovës, profesor Ukshin Hotit”, ishte mbishkrimi i tij.
Kënga e fundit e Ilir Shaqirit ishte lansuar para tre javësh dhe ishte në bashkëpunim me Shkurte Fejzën./TV Malisheva