Një burrë në Gjilan ka raportuar në polici së pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij, kjo e fundit i ka marr dy fëmijët e tyre pa lejen e tij dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti është duke u hetuar.

Gjilan, 24.11.2021 – 21:30. Ankuesi mashkull  ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, bashkëshortja  e tij, e dyshuara femër, pa lejen  e tij i ka marr dy fëmijët e tyre dhe është larguar në drejtim të panjohur, nuk ka njohuri për vend-ndodhjen e tyre. Rasti është duke u hetuar./TV Malisheva

Share.