Në arrestimin e të paktën 10 huliganëve anglezë ka vijuar policia çeke për shkak të incidenteve që ndodhën në Pragë.
Çekia luajti me Anglinë, mbrëmjen e djeshme dhe fitoi 2-1, por tifozët anglezë ishin prezentë në Pragë shumë më përpara se sfida të niste.
Ata ishin të dehur dhe nisën të godisnin forcat policore, të cilët u kundërpërgjigjën me gaz lotësjellës.
English soccer fans clash with Czech riot police ahead of the teams' Euro 2020 qualifier match pic.twitter.com/AKHCXpvOxe
— Reuters (@Reuters) October 11, 2019
Një tifoz anglez mbeti i dëmtuar, ndërkaq në lokalet dhe dyqanet pranë ka pasur dëme materiale.
Situata më vonë u qetësua dhe tifozët kanë hyrë në stadium, për të parë ndeshjen që kombëtarja e tyre humbi nga çekët.