India është duke ndërtuar rrugë nga mbetjet plastike, të cilat janë më rezistuese ndaj përmbytjeve dhe temperaturave të larta.

Forumi ekonomik botëror ka shpjeguar se duke përdorur plastikë të ricikluar njëherësh zvogëlohet ndotja dhe krijohen vende të reja pune.

Shishet e plastikës dhe kuti bombolash shtypen me makinë dhe shiten te ndërmarrjet e ndërtimit të rrugëve.

Ndryshe, në Indi ka më shumë se 33.700 kilometra rrugë të bëra nga plastika e ricikluar dhe ndërtimi i këtyre rrugëve është bërë prioritet për autoritetet vendore.

Share.