India e ka “dënuar fuqishëm” masakrën e civilëve në Bucha dhe ka bërë thirrje për një hetim të pavarur mbi masakrën.

Bëhet fjalë për ndryshimin e retorikës së Indisë, e cila prej disa kohësh është nën presion të konsiderueshëm perëndimor për të dënuar pushtimin rus, gjë që nuk e ka bërë ende.

“Raportet e fundit për vrasjen e civilëve në Bucha janë thellësisht shqetësuese,” tha TS Tirumurti, përfaqësuesi i Indisë në OKB, në një sesion të Këshillit të Sigurimit.

“Ne i dënojmë fuqishëm këto vrasje dhe mbështesim një hetim të pavarur,” tha Tirumurti.

India ka qenë e përmbajtur deri më tani

India deri më tani ka abstenuar nga votimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për rezolutat që dënojnë pushtimin rus të Ukrainës dhe është përpjekur të balancojë lidhjet e saj të ngushta me Moskën, por në të njëjtën kohë ka bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës.

Pak para fjalimit të Tirumurtit në Këshillin e Sigurimit, ministri i Jashtëm amerikan Antony Blinken foli në telefon me homologun e tij indian Jaishankar.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, i kishte bërë thirrje më parë Nju Delhit që “të mendojë se ku dëshiron të jetë kur të shkruhet historia e këtyre momenteve”.

/TV Malisheva

Share.