Gjatë 24 orëve të kaluara, India i ka regjistruar 29,429 raste të Coronavirusit.

Kjo është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë në shtetin me 1.3 miliard banorë

.Gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 582 të vdekur dhe shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në 24,309.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Familjare ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 936,181 persona të infektuar, shkruan “CNN”.

Ndryshe, rreth 600 mijë pacientë tashmë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet.

Autoritetet shëndetësore në Indi kanë thënë se deri më tani për koronavirus i kanë testuar më shumë se 12 milionë persona./Tv Malisheva

Share.