Një shpërthim i kontrolluar ka ndodhur në afërsi të Delhi të Indisë, në të cilin janë shembur dy rrokaqiej me lartësi 103 metra dhe shembja është transmetuar drejtpërdrejt në televizion.

Dy rrokaqiejt 30-katësh janë rrënuar me urdhër të Gjykatës së Lartë për shkak se janë shkelur rregullat për ndërtimin e kullave.

Autoritetet indiane evakuuan mijëra njerëz nga ndërtesat e njohura si Apex dhe Keyan, në një lagje me popullsi të dendur në qytetin Noida.

Zyrtarët thanë se më shumë se 3.700 kilogramë eksploziv u përdorën në rrënimin e rrokaqiejve dhe njerëzve që jetonin aty pranë iu tha të linin shtëpitë e tyre dhe të ktheheshin pasi të ishte bërë rrënimi.

Ndërtimi i paligjshëm i ndërtesave në Indi është i përhapur, por rrënimi i tyre është i rrallë.

Rrënimi i “Kullave Binjake” është një shembull i rrallë i autoriteteve që merren me zyrtarë të korruptuar dhe kompani ndërtimi.

Ndërtesa Apex kishte 32 kate dhe Sejan 29 kate me gati 1000 apartamente që nuk u banuan kurrë pas nëntë vjetësh mosmarrëveshje ligjore./TV Malisheva

Share.