Të paktën 10 persona në Indonezi janë infektuar me variantin e koronavirusit të zbuluar në Indi.
Ministri indonezian i Shëndetësisë, Budi Gunadi Sadikin, tha se rastet më së shumti u zbuluan në provincat e Sumatrës Jugore dhe Kalimantanit Qendror.
“Ministria e Shëndetësisë do të kryejë renditjen e gjenomit në ato zona për të përcaktuar modelin e përhapjes së tij,” tha Sadikin në një konferencë shtypi virtuale.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, varianti indian hyri në vend më 7 janar.
Rasti i parë u zbulua tek një punëtor migrant në Medan, Sumatran Veriore, i cili sapo ishte kthyer nga Malajzia.
Në fillim të prillit, një punonjës shëndetësor në Xhakartë ishte infektuar gjithashtu me variantin e ri.
Ndërkohë, rasti i fundit ishte një shtetas indian që mbërriti në Xhakartë më 22 prill.
Përveç variantit indian, Indonezia konfirmoi gjithashtu 13 raste të mutacionit të virusit nga Britania, dhe një rast të variantit nga Afrika e Jugut.
“Shumica e këtyre rasteve të SARS-COV-2 ishin nga Arabia Saudite, Afrika, India dhe Malajzia”, shpjegoi Sadikin.
Indonezia ka raportuar 1,7 milion raste të COVID-19, duke përfshirë 47.000 viktima./TV Malisheva