Ministria e Brendshme e Serbisë gjatë ditës së sotshme u takua me ambasadorin e Indonezisë në Beograd, Mohamed Chandra Vidja Juda.

Temë diskutimi ishte edhe anëtarësimi i Kosovës në Interpol, shkruan Indeksonline.

Indonezia edhe njëherë shprehë qëndrimin e saj kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Sekretari i Ministrisë së Brendshme të Serbisë, Popoviq, Ivkoviç i tha ambasadorit të Indonezisë se Kosova ka aplikuar përsëri për antarësim në Interpol, po ashtu ai pretendoi se Kosova ka shkelur rregullat ndërkombëtare.

Ambasadori i Indonezisë, Mohamed Chandra Vidya Juda, falënderoi Ministrinë e Brendshme për bashkëpunimin e deritanishëm dhe theksoi se numri i turistëve indonezianë në Serbi është rritur që nga futja e një regjimi pa viza midis dy vendeve.

Duke marrë parasysh argumentet e Serbisë në lidhje me kërkesën e përsëritur të Kosovës për pranim në Interpol, ai tha se Indonezia do të jetë gjithmonë në anën e drejtësisë dhe respektimit të ligjit ndërkombëtar./

Share.