Inflacioni në Francë është rritur në mënyrë të papritur në prill duke regjistruar një nivel rekord të nxitur nga rritja e çmimeve të energjisë, treguan sot të dhënat paraprake të harmonizuara me Bashkimin Evropian.
“Nga vit në vit, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit duhet të rritet me 5.4 për qind, pas +5.1 për qind në mars. Mbi një muaj, ai duhet të rritet me 0.5 për qind, Pas +1.6 për qind në muajin e kaluar”, tha agjencia e statistikave INSEE.
Drejtuesit kryesorë të kësaj tendence rritëse janë rritja e çmimeve të energjisë elektrike si dhe e shërbimeve, ushqimeve dhe mallrave të përpunuara./TV Malisheva