Në dëgjimet publike për buxhetin e vitit 2020, që po bëjnë anëtarët e kuvendit komunal po shihet që ende është prioritet infrastruktura

Malishevë, 13 shtator
Vazhdimi i rregullimit të infrastrukturës në përgjithësi, si rrugicat brenda lagjeve, kanalizimet, ujësjellësi dhe ndriçimi publik, janë kërkesat kryesore në dëgjimet publike për buxhetin e vitit 2020, të cilat janë duke u mbajtur nga ana e Kuvendit të Komunës së Malishevës. Mbrëmë dëgjimet e tilla, janë mbajtur me banorët e fshatrave Bubavec, Kijevë dhe Stapanica.
 këto takime, të cilat janë drejtuar nga kryesuesi i KK të Malishevës, Rrahim Morina, së bashku me përfaqësuesit e subjekteve politike në KK dhe anëtarët e KPF-së, qytetarëve ju është sqaruar qëllimi i këtyre takimeve, përmes së cilave, KK i Malishevës, do të njoftohet drejtpërdrejtë me kërkesat që kanë banorët në vendbanimet e tyre, ndërsa në pamundësi që të realizohen të gjitha kërkesat dhe nevojat, në buxhet do të hyjnë ato që janë më të rëndësishme.
Rrugicat brenda lagjeve, vazhdimi i shtrirjes së rrjeteve kanalizimit, përkatësisht largimi i tyre më larg vendbanimeve, uji për pije dhe rregullimi i ndriçimit publik, ishin kërkesat kryesore që janë paraqitur në këto takime.
Po ashtu kërkesa tjera të paraqitura, ishin edhe largimi i mbeturinave në depozitë ilegale, pastaj rregullimi i parqeve në fshatrave dhe krijimi i hapësirave të gjelbëruara, fushat sportive apo hapësirat për rekreacion.
Në këto takime, gjithashtu po diskutohet edhe për probleme tjera me të cilat banorët përballen.

Share.