Drejtoresha e Inspektoratit të Komunës së Malishevës, Besartë Kryeziu- Ramaj, në koordinim me përfaqësues të sektorit të hetuesisë së policisë në Malishevë, Zenel Halitaj, inspektuan të gjithë gurthyesit dhe betonjerkat, të cilat ushtrojnë veprimtarinë punuese, në tërë territorin e Komunës së Malishevës.
Qëllimi i inspektimit ishte që të shohin drejpërdrejt, a janë të pajisura me dokumentacionin e duhur gurthyesit dhe betonjerkat si dhe sa po i zbatojnë kriteret për mbrojtje të mjedisit.
Sipas inspektoratit, këto kompani posedojnë tërë dokumentacionin e rregullt dhe të lëshuar nga institucionet qëndrore dhe lokale për zhvillim të veprimtarisë punuse.
I tëri ky aktivitet ishte i planifikuar dhe i rregullt, si dhe përfundoi brenda një jave, raporton TV Malisheva.