Target i inspektimit nga ana e inspektorëve të Komunës së Malishevës ishin qendrat tregtare në qytezën e Malishevës, me specifikacion artikujt e vajit, miellit, sheqerit dhe kripes.
Inspektorët, kërkonin faturat e furnizimit me këta artikuj dhe nga afër panë se në disa qendra tregtare, markete, vaji nga disa lloje nuk ndryshonte në çmimore, por ishte i ndryshëm në sasi, një ashtu edhe produktet tjera, kurse çmimet krahasur me një ditë më parë tashmë kishin shënuar rënie.
Sipas asaj që u pa në depot e këtyre qendrave tregtare, janë të furnizuar mirë dhe pritet të furnizohen edhe ditëve në vijim, prandaj nuk ka vend për panik, njëherit u këkua nga përgjegjësit e marketeve që rigorizisht të mos manipulojnë me situatën e paqëndrueshme, në të kundërtën mund të pasoj ndjekja ligjore.
Inspektorati i Komunës së Malishevës, kërkon nga qytetarët që për çdo gjë të parregullt që vërejn gjatë blerjes së artikujeve, kur hasin në parregullësi të lajmërojnë institucionin përgjegjës, inspektorët.
Drejtoria e inspektoratit ka në objektiv të përditshëm inspektimet nëpër marketet brenda qytezës së Malishevës, por edhe në gjithë territorin e saj.
/TV Malisheva