Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka organizuar “Ditën Botërore të Turizmit” me ç’rast është bërë edhe hapja e sezonit turistik vjeshtë-dimër. Ky aktivitet është mbajtur në moton “Të ecim shtigjeve të Dardanisë”, raporton Ekonomia Online.
Atu u tha se me fuqizimin e turizmit, do të ndikojë drejtpërdrejtë në krijimin e vendeve të punës, teksa për këtë institucionet kosovare dhanë mbështetjen për ta përkrahur këtë sektor.
Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj ka thënë se si qeveri do ta kenë prioritet turizmin në Kosovë.
Tutje ajo ka thënë se zhvillimi i turizmit sjell fitime ekonomike dhe vende të reja të punës.
“Sot jemi për të shënuar Ditën Botërore të Turizmit që hap zyrtarisht turizmin në Kosovë dhe uroj që pavarësisht gjendjes në të cilën jemi. Ky takim po mbahet pas dy ditë të mbledhjes së dy qeverive tona qe u takuam në Tiranë dhe uroj që si ajo ditë që ishte produktive uroj që edhe ky takim të dalë me rezultat të mira. Situata krijon shumë rreziqe për turizmin dhe zhvillimin e turizmit. Zhvillimi i turizmit sjell fitime ekonomik dhe vende të reja të punës. Si qeveri do ti japim prioritet të veçantë turizmit vjeshtë dimër në Kosovë”, u shpreh ajo
Balaj-Halimi ka kërkuar që shqiptarët e Shqipërisë t’i kalojnë pushimet vjeshtë-dimër në Kosovë.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi ka thënë se së bashku me ministrin Klosi janë duke u përpjekur që të promovojnë vendet turistike të Kosovës dhe Shqipërisë.
Mes tjerash Krasniqi ka ftuar edhe bizneset që të investojnë në fushën e turizmit në Kosovë dhe Shqipëri.
“Duke parë se turizmi në vendet tona ka potencial të madh për të ju ofruar vizitorëve, ne dy ministrat jemi dakorduar që të bëjmë promovimin e vendeve së bashku. Jemi duke punuar për të krijuar guida për vizitorët. Sektori i turizmit është mjaft i rëndësishëm në vendin tonë dhe unë jam përkushtuar që përmes dikasterit që drejtoj duke rritur buxhetin në fushën e turizmit. I ftoj bizneset nga vendi ynë dhe jashtë që të investoj ë në fushën e turizmit në këto dyja vendet”, tha Krasniqi.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi ka shtuar se kufiri administrativ nuk duhet të jetë problem për promovimin e destinacioneve.
“E kemi thënë shpesh se si turizmi në vendet tona duhet të shndërrohet në një industri e cila cdo ditë mund të ofrojë punësim, dhe në fund të fundit ne kemi shukë nevojë të promovojmë në mënyrë të përbashkët një destinacion që nuk ka arsye t ketë ndarje nga një kufi administrativ. Ky sot dëshmoi se sa të fortë bëhemi kur jemi së bashku”, tha Klosi
Kryetari i komunës së Dragashit Shaban Shabani ka thënë se Brodi është qendra më e madhe si dhe ofron kushte të mirë për skijim.
“Dragashi është e vetmja komunë që është e vendosur brenda maleve. Terenet për skijim janë shumë të përshtatshme. Brodi është qendra më e madhe dhe kushtet janë të mira”, tha kryetari.
Kryetari i bashkësisë së Vlorës, Dritan Leli ka thënë se mbledhja e dy qeverive ka treguar që ka sjellë produkt.
“Radha jonë është që në sezoni turistik vjeshtë-dimër të vizitojmë bjeshkët dhe të vizitojmë shqip. Mbledhja e dy qeverive tregoi që ne dikë të flasim gjuhe. e përbashkët dhe të bëjmë punë që shoqërojnë produkt”
Kryetari i komunë së Prizrenit Mytaher Haskuka ka thënë se për këtë vit prioritet i komunës ka qenë zhvillimi i turizmit, mirëpo pandemia ka penguar.
“Turizmi është sektor shumë i rëndësishëm për Kosovën. Krijimi i vendeve të punës nuk është vetëm në hoteleri por edhe në bujqësi dhe në prodhimin e ushqimit. Ne si komunë e kemi shpall prioritet zhvillimin e turizmit por pandemia na goditi”, tha Haskuka
Ndërsa Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka thënë se mbledhja e fundit ndërmjet dy qeverive ka qenë e rëndësishme për fushën e ekonomisë.
“Mbledhja e fundit është e rëndësishme për një bashkëpunim në fushën e ekonomisë. Ka shumë rëndësi që ne të shikojmë për të ardhmen dhe kapacitet hoteliere”, tha ambasadori/TVMalisheva