Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës i ka shpërndarë kudo zyrtarët mjekësor, për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook, nga IKSHPK, ku thotë se ekipet e profesionistëve shëndetësorë janë shpërndarë anekënd vendit në parandalimin e koronavirusit.

“Ekipet e profesionistëve shëndetësorë anekënd vendit në parandalimin e koronavirus! Ata janë kudo: në laboratorë, në klinika, në spitale, në QKMF, në Aeroport, në kufijtë e Kosovës! Së bashku ia dalim! Nuk ka pushim! Nuk ka orar! Nuk ka lodhje! Profesionalizëm, etikë, humanizëm”, thuhet në njoftim.

Deri më tani në Kosovë nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv me virusin Covid-19.

Qeverisa e Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme ka marr vendim për mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore deri më datë 27 mars

Share.