Elon Musk paralajmëroi se inteligjenca artificiale mund të “mposhtë” njerëzit në pesë vitet e ardhshme.
Eksperti i teknologjisë Ray Kurzweil kohët e fundit vlerësoi se kjo nuk do të ndodhë deri në vitin 2045, bazuar në përparimin eksponencial të teknologjisë, pra robotikën, kompjuterët dhe përparimin në zhvillimin e inteligjencës artificiale..
Por pronari i “Tesla-s”, duket se nuk pajtohet me këtë.
“Unë mendoj se njerëz shumë të zgjuar injorojnë inteligjencën artificiale sepse mendojnë se një kompjuter nuk do të jetë kurrë aq i zgjuar sa janë ata”, tha Musk për New York Times.
“Ne do të shkojmë në një situatë ku inteligjenca artificiale është shumë më e zgjuar se njerëzit dhe unë mendoj se do të ndodhë në më pak se pesë vjet./Tv Malisheva