Inteligjenca artificiale bën të mundur një analizë gati në kohë reale të tumorit në tru, gjatë operimit të pacientit, duke ndihmuar kirurgët të operojnë në mënyrë më të sigurt dhe më të saktë.

Sipas një studimi të publikuar sot, pajisja e testuar nga një ekip studiuesish amerikanë mund të tregojë në më pak se dy minuta e gjysmë nëse qelizat e marra janë kancerogjene ose jo, në krahasim me mesatarisht 20 minuta e gjysmë të një analize klasike.

Studiuesit kombinuan një teknikë inovative të imazherisë me lazer dhe një algoritëm të dalë nga analiza e më shumë se 2,5 milionë imazheve biopsie.

“Me këtë mjet ne jemi më të pajisur për të ruajtur indet e shëndetshme dhe për të hequr vetëm ato ku janë ndërfutur qelizat kancerogjene, gjë që sjell më pak ndërlikime dhe rezultate më të mirë për pacientët me kancer”, shpjegoi Daniel Orringer, studiues në Universitetin e Nju Jorkut.

Gjithmonë sipas studimit, nga një kampion i marrë, programi mundëson përcaktimin e llojit të tumorit, midis 10 llojeve më të zakonshme të kancerit të trurit, me një efikasitet të krahasueshëm me atë të patologëve./ATSH/

Share.