Ushtria ruse është dukshëm më e dobët se më parë për shkak të pushtimit të Ukrainës, njoftoi Ministria Britanike e Mbrojtjes në raportin e fundit të inteligjencës ushtarake
Buxheti i mbrojtjes i Rusisë u dyfishua mes viteve 2005 dhe 2018, me investime të konsiderueshme në aftësitë e avancuara teknologjike në ajër, det dhe tokë. Por modernizimi i pajisjeve, sipas britanikëve nuk po e lejon Rusinë të dominojë luftën me Ukrainën.
Dështimet në planifikimin strategjik, por edhe në zbatimin e këtyre planeve në terren, nënkuptojnë se Rusia nuk ka arritur ta kthejë epërsinë e saj numerike në një epërsi vendimtare në fushën e betejës, vlerëson inteligjenca britanike.
Ushtria ruse tani është dukshëm më e dobët, si materialisht ashtu edhe konceptualisht, për shkak të pushtimit të Ukrainës, dhe rimëkëmbja e saj do të ngadalësohet ndjeshëm nga sanksionet, thanë britanikët, duke shtuar se ato do të kenë një “efekt afatgjatë në aftësinë e Rusisë për të përdorur forcat konvencionale të ushtrisë”./TV Malisheva