Inter është skuadra favorite për nënshkrimin e Sandro Tonali.
‘Zikaltrit’ pritet të bëjnë maksimumin për të siguruar shërbimet e yllit të Brescia, Tonli, gjatë merkatos së verës.
Sipas raportimeve të ‘Sportmediaset’, Inter po synojnë që fillimisht të transferojnë italianin, pastaj të shohin për lëvizje të tjera.
Ishte ky sezoni i parë i Tonali në Serie A, por ai tashmë ka regjistruar tri paraqitje me kombëtaren A të Italisë.
40 milionët e Inter pritet të jenë të mjaftueshme për transferimin e Sandro Tonali./ Tv Malisheva