Interi shfaq hapur interes për dy mbrojtësit shqiptarë të Veronës, Marash Kumbullën dhe Amir Rrahmanin.
Siç raporton Fcinternews.it, faqja që qëndron shumë afër aktualitetit zikaltër duke iu referuar gazetarit të mirënjohur Gianluca Di Marzio, në orët e fundit ka patur një takim në zyrat e Interit mes presidentit të Veronës Maurizio Setti dhe drejtuesve zikaltër dhe në tavolinë kanë qenë tre emra, Sofyan Amrabat, Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani.
Profili më i preferuar për Interin është ai i mesfushorit maroken, për të cilin interesohet edhe Napoli.
Megjithatë Beppe Marotta po monitoron nga afër edhe situatën e dy mbrojtësve shqiptarë, për të cilët do ta bëjë një tentativë në verën e ardhshme.