KB Trepça përmes një komunikate në faqen zyrtare bëri të ditur se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e fundit të finales mes saj dhe KB Pejës.

Ndeshja e pestë e finales së “PlayOff-it” mes Trepçës dhe Pejës do të zhvillohet të enjten në palestrën “Minatori” në Mitrovicë me fillim nga ora 20:00.

Interesim tejet i madh është vërejtur sot në Mitrovicë për të siguruar një biletë, ndërsa KB Trepça ka bërë të ditur se personat nën moshën 16-vjeçare nuk mund të pajisen me biletë pa prezencën e prindit, dhe se asnjë nuk mund të futet në palestër nëse nuk posedon biletë.

Në disa foto të publikuara në rrjetet sociale, shihet radhë e gjatë e njerëzve duke pritur për të siguruar një biletë, ndër ta fëmijë e ushtarë të FSK-së.

Fotot i gjeni më poshtë.

/TV Malisheva

Share.