Interi vazhdon t’i rezistojë ofertave të Barcelonës për yllin argjentinas Lautaro Martinez.

Kampionët në fuqi të Spanjës po këmbëngulin për transferimin e argjentinasit, pasi tanimë kanë një marrëveshje personale me të.

Por Barcelona po has në vështirësi për të gjetur një gjuhë të përbashkët me Interin për formulën e transferimit.

Lautaro ka klauzolë largimi prej 111 milionë euro, por Barcelona nuk ka para për ta paguar atë dhe po synon të përfshijë futbollistë në të.

Mundo Deportivo ka raportuar se katalunasit janë refuzuar edhe në ofertën e tyre të fundit.

Barcelona ka ofruar dy mbrojtësit anësorë, Nelson Semedon dhe Junior Firpon si dhe 50 milionë euro të tjera, ofertë që është hedhur poshtë nga Interi.

Inter synon që nga kjo marrëveshje të marrë njërin nga yjet e mëdha të Barcelonës, Antoine Griezmann ose Arthur dhe para./ Tv Malisheva

Share.