Një person me inicialet P.K, në rrjetin social TikTok përmes një videoje të shkurtër ka kërcënuar se do hedh “bomba” gjatë namazit të xhumasë në xhaminë e madhe në Mitrovicë.

Pasi video është bërë virale në rrjet, Policia e Kosovës e ka marr në intervistim personin në fjalë.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Ju njoftojmë se policia e ka shoqëruar për intervistim personin që është shfaqur në video”, ka thënë shkurt Zahiti duke mos dhënë detaje shtesë.

/TV Malisheva

Share.