Kompania që merret me prodhimin e verës dhe rakisë, Stone Castle ka arritur të zgjeroi sipërfaqen e mbjell me vreshta në mënyrë që të rrisë prodhimtarinë e verës. Kjo falë një projekti tre vjeçar bashkëpunimi me Zyrën e BE-së në Kosovë.

Në rreth 45 hektarë është investuar në këto tri vite në mbjelljen e shumë fidanëve të rrushit. Krahas kësaj qëllimi i projektit ka qenë ulja e papunësisë në zonën e Rahovecit, trajnime e ndryshme dhe kursimi i energjisë elektrike.

Në kurorëzimin e këtij bashkëpunimi, menaxherja e projektit, Teuta Kurshumlija në një ceremoni ku kishte shumë të ftuar, tha se me anë të kësaj po kontribuojnë në uljen e papunësisë në nivelin afatgjatë dhe afatshkurtër në Rahovec.

Kurshumlija: Po kontribuojmë në uljen e papunësisë

 

“Si rezultat i këtij projekti kemi arritur të rrisim sipërfaqen e vreshtave të mbjellura. Investuam në procesin e fermetimit të verës. Siguruam trajnime të ndryshme për punonjësit dhe fermerët tanë. I fuqizuam gratë në vreshtari me ndihmën financiare dhe mbi të gjitha kontribuuam në uljen e nivelit të papunësisë në nivelin afatgjatë dhe afat shkurtër në rajonin e Rahovecit. Pa bashkëfinancimin e BE-së do të ishte jashtëzakonisht e vështirë të arriheshin këto rezultate”, tha ajo.

Ndërsa për investimet në vreshtat e reja, menaxheri gjeneral, Ylber Bajraktari u shpreh se në sipërfaqen prej 45 hektarëve janë mbjellur mijëra fidane me -varitetet të rrushit që janë më të kërkuara në Evropë.

Teksa tha se kompania Stone Castle është dielli dhe hëna e regjionin të Rahovecit.

Bajraktari: Kjo arritje është një sukses

 

“Një sukses i arritur në mbjellje, dështuan vetëm 2 përqind. Është një sukses që duhet falënderuar punëtorët. 20 prej tyre të rregullt dhe 70 sezonal. Nga variteti i rrushit reznik italian i cili del një verë e bardhë dhe i bën vlerat më të mira. Rrushi konsiderohet të ketë madhësi të kalaveshit të vogël dhe mesëm. Ofrohen një nivel të mirë të miralitetit dhe aciditetit në verë. Është një verë aromantike, ky ka një jetëgjatësi rreth 40 vite. Ndërsa variateti shiraz këtij vendi iu ka përshtatur jashtëzakonisht mirë”, tha ai.

E udhëheqësi i divizionit të financave, Flamur Mehmetaj tha se ky projekt ka bërë që të rritet prodhimtaria e verës mbi 450 mijë kilogram në vit.

Mehmetaja: Pas investimit është rritë produktiviteti për 450 mijë kilogram për vit

 

“Prodhimi i rrushit në kompaninë Stone Castel nga vreshtat e veta në vitin 2016 ishte afër 5 milionë e 700 mijë kilogram. Me një rendiment mesatar për 9 mijë kilogram për hektarë. Ndërsa pas këtij investime për 45 hektarë do të rritet produktiviteti për 450 mijë kilogramë për vit” tha ai.

Ndërkaq, enologu Fejzullah Berisha tha se projekti ka shërbyer edhe për kursimin e energjisë elektrike.

Berisha: Kemi kursyer energjinë elektrike

 

“Fregmentimin në enët bari është shumë i ngadalshëm, por rezultate janë ma të mira se me rezultatet e enët të inoksit. Po ashtu është mirë të ceki se shumë kemi fituar, kursyer në energji elektrike diku mbi 20 përqind në energji elektrike na kanë dal më lirë”, tha ai.

“Stone Castle” është një prej kompanive më të njohura në Kosovë, e cila ka traditë të madhe në prodhimin e verës dhe rakisë

Share.