Ditëve të fundit janë rritur spekulimet se sulmuesi argjentinas Paulo Dybala mund të largohet nga Juventusi pasi ai ka hasur në telashe me drejtuesit e klubit në diskutimet për rinovimin e kontratës e cila skadon në qershorin e këtij viti.

Mediat në Itali, dhe jo vetëm, e kanë lidhur Dybalan me një transferim te rivali i përbetuar i Juventusit, Interi ndhe rreth kësaj çështje ka folur edhe trajneri i zikaltërve Simone Inzaghi.

Ai ka thënë se përkundër se ka dëgjuar e ka lexuar shumë ditëve të fundit rreth kësaj çështje, por që dëshiron të mbetet i përqendruar te lojtarët që i ka në dispozicion, por që nuk e ka mohuar një mundësi të tillë.

“Kam lexuar dhe dëgjuar gjëra, por nuk më pëlqen të flas për lojtarë nga ekipe të tjera, jam krenar për ata që kam. Duke filluar nga Satriano që u largua dje”, tha Inzaghi.

Ai ka shtuar se nëse merkatoja ofron mundësi të mira, Interi do të ndërhyrjë për ta forcuar organikën e skuadrës.

“Unë jam gjithmonë në kontakt të shkëlqyer me presidentin dhe më pas kam fatin e madh që Marotta, Ausilio dhe Baccin të punojnë 24 orë në ditë. Ne shohim se ata të gjithë po përpiqen të përmirësojnë ekipin dhe nëse ka një mundësi do të jemi gati”, tha në fund ai./TV Malisheva

Share.