Simone Inzaghi ka folur lidhur me Vedat Muriqin.

Trajneri i Lazio, Simone Inzaghi, ka dhënë disa komente për sulmuesin e tij, Vedat Muriqin, i cili aktualisht është në Turqi.

Muriqi rezultoi pozitiv në koronavirus dhe po vet-karantinohet në Turqi. Inzaghi është në pritje të tij, pasi e sheh lojtarin si shumë të nevojshëm për skuadrën.

“Muriqi është lojtar me kualitete të larta, por ai vjen nga një lëndim dhe ndodhet në Turqi, tashmë i izoluar si pasojë e Covid-19”, ka thënë Inzaghi, transmeton lajmi.net.

“Shpresoj që ai të kthehet për të na ndihmuar. Kemi nevojë për rotacione në formacion”, shtoi italiani.

Muriqi mund t’i mungojë Kosovës në ndeshjen e madhe kundër Maqedonisë, pikërisht si pasojë e lëndimit të pësuar.

Share.