Apple iPhone 12 është padyshim një nga telefonat më të pritshëm të vitit 2020.

Të gjitha lajmet na kanë treguar se ne mund të presim katër modele të iPhone 12, që vijnë këtë shtator.

Nga data e fillimit të iPhone 12 tek specifikimet e iPhone 12, ne kemi marrë të gjitha informacionet që ju nevojiten për pajisjet e ardhshme – megjithëse ende nuk ka asgjë të konfirmuar zyrtarisht nga vet Apple, transmeton Telegrafi.

Ajo që mund të themi me siguri është se ardhja e iPhone 11 , iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max me siguri i kanë rritur pritjet tona kur bëhet fjalë për atë që të presim këtë vit. Këto tre aparate janë elegant, super të fuqishëm dhe të mbushur me mirësinë e Apple.

iPhonet e rinj tradicionalisht shfaqen çdo shtator, por ndërprerjet në fabrikë si pasojë e COVID-19, e kanë shtyrë datën e fillimit të iPhone 12. Raportet tregojnë që Apple do të vonojë lëshimin për të paktën një muaj për shkak të krizës globale të coronavirusit, me një lajm të ri nga GizChina që pretendon se nuk do t’i shohim telefonat e rinj nga Apple deri në nëntor.

Lajmet kanë treguar se ne do ti kemi katër modele: iPhone 12 (5.4), iPhone 12 Max (6.1), iPhone 12 Pro (6.1) dhe iPhone 12 Pro Max (6.7). Ne po presim që të gjithë iPhonët e vitit 2020 të kenë të njëjtin procesor.

Sa për çmimet, ne kemi dëgjuar lajme se iPhone 12 do të kushtojë rreth 649 dollarë në SHBA, sipas Jon Prosser të FrontpageTech. Ai pretendon se ky çmim do të rritet në 749 dollarë për iPhone 12 Max, 999 dollarë për iPhone 12 Pro dhe 1.099 dollarë për 12 Pro Max./ Tv Malisheva

Share.