Irina Shayk dhe Bradley Cooper nxitën thashethemet për një ribashkim pasi u dukën të afërt gjatë një shëtitje në zonën West Village të Manhattan të dielën (14 nëntor).

Ish-partnerët, të cilët kanë një vajzë katërvjeçare të quajtur Lea, u panë të lumtur dhe në disponim ndërsa ecnin krah për krah gjatë kthimit në shtëpinë e tij.

Ylli, 46 vjeç, kishte veshur një pallto mbi një bluzë të thjeshtë, xhinse të errëta dhe atlete ngjyrë ulliri me lidhëse të kuqe.

Ndërsa po ecte nëpër një rrugë, aktori i “Silver Linings” mbante supermodelen, 35 vjeçe, mbështetur në krahun e tij.

Për daljen e tyre, Shayk kishte veshur një xhaketë të gjatë të zezë mbi një këmishë të bardhë dhe pantallona të zi.

Ajo u pa po ashtu me një maskë mbrojtëse për fytyrën, atlete të bardha dhe një çantë lëkure të zezë me një zinxhir floriri.

Ylli i pasarelave dhe Cooper bënë bujë kur njoftuan fundin e lidhjes së tyre katërvjeçare në vitin 2019.

Së fundmi ajo u përfol për një romancë me Kanye West në fillim të këtij viti, pasi ata shijuan një udhëtim romantik në Paris, por nuk zgjati shumë dhe një burim pranë tyre tha se “mes tyre gjërat nuk ishin serioze”.

Në mars, Shayk foli për revistën “Elle” për ndarjen e kujdestarisë së vajzës së saj të vogël me Cooper, shkruan DailyMail.

“Nuk e kam kuptuar kurrë termin bashkëprindërim. Kur jam me vajzën time, jam 100 për qind nënë, dhe kur ajo është me babin e saj, ai është 100 për qind babai i saj. Bashkëprindërimi është të jesh prind”, tha Irina.

Ajo e quajti aktorin ‘babai më i mrekullueshëm’ në intervistë dhe shpjegoi se Lea, e cila ka lindur në mars të 2017-ës, nuk e sheh Irinën si një supermodele, por si nënë.

“Unë e kam këtë fotografi të madhe që më dha Peter Lindbergh në mur. Ajo gjithmonë bënë shaka duke më thënë Unë dua këtë nënë, nuk e dua këtë nënë”, tha modelja. /TV Malisheva

Share.