Fotografitë nga pushimet e supermodeles Irina Shayk kanë bërë një rrëmujë të vërtetë në rrjetet sociale.
35-vjeçarja ka zhgënjyer me figurën trupore, bazuar në fotografitë e fundit që janë publikuar në internet nga pushimet në Spanjë.
Paparacit e kanë fotografuar në një plazh në Ibiza, ku ajo po shijonte pushimet me miqtë. Porse, ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve është dallimi i madh në mes të fotografive që i shpërndan në rrjetet sociale dhe ato nga plazhi, të cilat nuk kanë Photoshop, filtra dhe të ngjashme.
Gjegjësisht, modelja, e cila konsiderohet ndër bukuroshet pa konkurrencë, jo vetëm sipas mendimit të burrave, por edhe femrave – duket se është e rëndomtë si gjithë të tjerat – me bark dhe celulit.
“Kaq shumë para dhe trajnerë dhe përsëri ka celulit”; “Nuk është asgjë e veçantë”; “Në realitet nuk është as mesatarja, ku u zhduk ajo bukuri nga Instagrami” – janë disa nga komentet në rrjetet sociale.