Kryeministri irlandez Micheal Martin deklaroi dje se ka ardhur koha për të qenë përsëri vetvetja, pasi njoftoi heqjen e pothuajse të gjitha masave kufizuese kundër COVID-19.
Njoftimi erdhi pasi kabineti irlandez nënshkroi planet për të hequr të gjitha rregulloret përveç përdorimit të maskave, izolimit dhe çertifikatave të vaksinimit për udhëtime ndërkombëtare, nga ora 6 e mëngjesit të së shtunës.
Punonjësit do të kthehen në zyra nga e hëna, ndërsa industria e mikpritjes do të kthehet në normalitet këtë fundjavë.
Një raport nga Ekipi Kombëtar i Emergjencave të Shëndetit Publik (Nphet) ka këshilluar qeverinë se Irlanda e ka përballuar stuhinë Omicron dhe se të gjithë treguesit kryesorë janë stabilizuar dhe po shkojnë në drejtimin e duhur.
Në një fjalim drejtuar irlandezëve, Martin konfirmoi se programi i vaksinimit të irlandezëve përfshirë vaksinën përforcuesve e ka transformuar plotësisht situatën në vend.
“Bazuar në këto të dhëna, ne kemi arritur në përfundimin se nuk ka më vend për arsyetim dhe justifikim që të vazhdohet me shumicën e kufizimeve tona të shëndetit publik.
“Prandaj nga ora 6 e mëngjesit të së shtunës, shumica e masave të shëndetit publik me të cilat na është dashur të jetojmë deri më tani, do të hiqen”, tha Martin./TV Malisheva