Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka pranuar propozimin e Bashkimit Evropian për Asociacionin, marrëveshje kjo e cila për vite të tëra ishte kundërshtuar ashpër nga partia në pushtet.

Ndaj këtij veprimi të Kurtit sot në Bruksel ka reaguar gazetari, Parim Olluri, duke ironizuar ai ka thënë “Zajednica nuk kalon”, term ky i cili vazhdimisht përdorej nga VV sa ishte në opozitë.

Qeveria e Kosovës përmes një komunikatë për media ka njoftuar se kryeministri Albin Kurti, e ka pranuar Marrëveshjen Bazike të Brukselit të 27 shkurtit 2023 dhe Aneksin Zbatues të Ohrit të 18 marsit 2023.

“Këto dokumente të dakorduara janë një sukses i përbashkët me Bashkimin Evropian. Marrëveshja duhet zbatuar në tërësi, pa kushte, pa vonesa”, thuhet në njoftim.

Në komunikatën e lëshuar nga Qeveria bëhet e ditur se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq e ka refuzuar marrëveshjen duke dhënë një arsyetim.

”Presidenti i Serbisë, Vucic, ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën, dhe ka kërkuar që t’i pranohet një letër anësore me të cilën praktikisht i zhbën tri parime të Marrëveshjes Bazë, të Aneksit të Zbatimit si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët me 21 tetor 2023”, thuhet në njoftim.

/TV Malisheva

Share.