Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, njëherit Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka telefonuar Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, për t’i shprehur dhembjen dhe solidarizimin me shtetin shqiptar pas tërmetit fatal.

Mustafa është shprehur se fizikisht është në Kosovë por me mendje e përjetime, është me Shqipërinë, njofton Klan Kosova.

”Shqipëria dhe shqiptarët po përjetojnë një tragjedi të rëndë nga pasojat e tërmetit.

I telefonova Presidentit të Shqipërisë, z. Ilir Meta për ti shprehur dhembjen dhe solidarizimin tonë me shtetin shqiptar dhe me familjet e viktimave të kësaj fatëkeqësie. E urova që sa më shpejtë të tejkalohet kjo gjendje me sa më pak viktima njerëzore e materiale dhe për shërim sa më të shpejtë të vllezërve dhe motrave tona që morën lëndime në këtë fatëkeqësi.
Fizikisht jemi në Kosovë por me mendje dhe përjetime, së bashku me juve në Shqipëri.

Share.