Ish-bashkëpartiakët po vlerësojnë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në përballje më krizat në vend ka dëshmuar që është një “amator në politikë”. Sipas tyre, vetë Kurti është duke i shkaktuar këto kriza që në fund të dalë si një shpëtimtar.

Ish-deputeti i VV-së, Afrim Kasolli, në një prononcim, tha se kryeministri ka ndjekur një strategji të dyfishtë në ngjarjet e fundit në vend, sipas tij, ai ka mbajtur një retorik të mosdorëzimit, por që në të gjitha rastet ka lëshuar pe.

“Nëse i shohim veprimet e deri tashme të kryeministrit Kurti ai ka ndjekur një strategji të dyfishtë të themi kështu, në njërën anë ka mbajtur një retorik të mos dorëzimit një retorik të ashpër mirëpo praktikisht në gjitha kriza që deri tash është përballur, ai ka lëshuar pe, pra ai mund ta vazhdoj këtë lojë para opinionit publik të shfaqet si një hero si një lider i cili nuk bënë kompromise dhe nuk  lëshon pe as para presionit të bashkësisë ndërkombëtare dhe kërkesave të Serbisë siç e quan ai. Por që në anën tjetër praktikisht do të thotë të lëshoj pe, të bëjë kompromise dhe që nëpërmjet retorikes së tij të tentoj ta mbuloj këtë strategji të lëshimit të kompromiseve”.

Ai theksoi se Kurti deri më tani ka dëshmuar një amaturizëm politik, pra sipas tij, nuk ka një strategji se si duhet të përballet me problemet.

“Deri me tani ka dëshmuar një amaturizëm politik, do të thotë nuk ka një strategji nuk ka një vizion të qartë, me gjitha krizat me të cilat po përballet Kosova, nuk kanë demonstruar një vizion afatgjatë se si ata e shohin dhe cili është projekti i tyre konkret për të dal nga kjo situatë, qoftë me papunësinë, qoftë me marrëveshjen më Serbinë, me menaxhimin e lloj, lloj krizave kanë shkuar vetëm nga administrimi ad-hoc i tyre, por pa një strategji të qartë. Opinioni të paktën nuk ka pasur rastin dhe nuk ka pasur mundësin që ta shoh konkretisht vizionin e tyre për tu përball me këto kriza me të cilat ballafaqohet shoqëria kosovare edhe me vullnetin e të rinjve të Kosovës për të imigruar, nuk kemi parë as një reagim se çka do të duhej bërë që të ndalje ky trend apo hemorragji kombëtare”.

Kasolli u shpreh se kryeministri Kurti nëse do të detyrohet të nënshkruaja një marrëveshje me Serbinë ai do ta refuzojë duke bëër që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Gjithçka është e mundur, nëse kryeministri kalkulon që nuk mund ta administroj këtë situatë mund të shkohet edhe në zgjedhje edhe nga ideja që të krijohet një qeveri e përbashkët me gjithë faktorët e tjerë politik në mënyrë që se bashku të menaxhohet një marrëveshje eventuale me Serbinë. Pra jo vetëm nga refuzimi, por nëse Kurti pranon që të nënshkruaja këtë marrëveshje mund të shkohet edhe në zgjedhje që të krijohet një qeveri e pajtimit kombëtar, kushtimisht po e quaj kështu një Qeveri të unitetit në mënyrë që të gjithë faktorët relevant politik në jetën parlamentare të marrin përgjegjësi për një marrëveshje eventuale me Serbinë. Edhe nëse refuzon që të nënshkruaja një marrëveshje mund të ndodh që të imponohen zgjedhjet si alternativa e fundit për të dal nga kjo bllokadë në të cilën jemi”.

Nol Nushi, sekretar organizativ në Partia Socialdemokrate, dikur pjesë e partisë në pushtet, tha se nuk beson që mund të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, sepse sipas tij Kurti do të nënshkruaj çdo gjë që do t’i kërkohet.

Ai shtoi se kryeministri Kurti është dorëzuar dhe se ai sipas tij, nuk është duke mbajtur as një premtim që ka dhënë.

“Kurti do t’i nënshkruaja krejt çka i del përballë, qysh i ka bërë deri tash do ti bëjë edhe gjatë të ardhmes. Kurti tashmë është i  dozuar ai nuk është duke mbajtur as një premtim që ka dhënë karshi dialogut, as premtimet e sotme nuk i man deri nesër, sepse këtu jemi dëshmitarë kemi targat kemi zgjedhjet në veri, të gjitha janë shtyrë dhe as një kusht i Kurtit nuk është plotësuar. Edhe barrikadat u hoqën në bashkëpunim me ta që i quante kriminal në veri, krejt çka po dimë është dorëzim i një pas njëshëm”.

Nushi tha se krizat më të cilat është duke u përballur vendi janë duke u shkaktuar nga vetë Kurti, e që sipas tij, ai po dëshiron që nga kjo të dal si shpëtimtarë, raporton EO.

“Është problematike sepse po shkakton kriza të cilat pastaj po do që t’i zgjidh duke i shkaktuar vetë fillimisht e do që të dal si shpëtimtarë, se kinse po i zgjidh. Kosova nuk ka nevojë për kriza, ka nevojë për zgjidhje të problemeve, jo për hapje të problemeve të reja e sidomos jo këso probleme të cilat nuk ka as fuqi me i zgjidh, e as nuk ke as dije, e as nuk i ke partnerët për t’i zgjidhur në mënyrën qysh dëshiron t’i. Pra qasja është për të nxitur kriza kinse me i largu problemet por ky është duke i thelluar ato edhe qysh jeni duke e parë që në prag të derës e kemi Asociacionin e Komunave me shumicë serbe të cilën Kurti sigurisht që do ta bëjë”.  /TV Malisheva

 

Share.