Më 23 prill, qytetarët me të drejtë vote në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, do t’iu drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur katër kryetarë të rinj dhe dy përbërje të reja të asambleve komunale.

Ish-inspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Shkëlzen Sopjani, ka deklaruar se gjatë kësaj dite mund të ndodhin incidente të vogla.

“Incidente të vogla ka me pas, tendenca ka me pas, mirëpo tendencat duhet me i pa karshi mundësive që i kanë”, ka deklaruar ai./TV Malisheva

Share.