Ish-kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Kastriot Berisha, ka uruar Ekrem Kastratin për fitoren në balotazhin e 14 nëntorit, shkruan TV Malisheva.

Berisha, i cili në këtë balotazh i ishte bashkuar në koalicion Partisë Demokratike të Kosovës, ka shkruar në Facebook, se kryetari I ri do ta ketë mbështetjen AAK-së në Malishevë.

Ai është shprehur se beson se puna me nder dhe përgjegjësi do të jetë një prej atributeve të Ekrem Kastratit. /TV Malisheva

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të komunës së Malishevës,

Malisheva kaloi nëpër një proces zgjedhor të rregullt, ku edhe një herë i dëshmoi Kosovës se malishevasit mbajnë stafetën e demokracisë me krenari dhe dinjitet.

Me këtë rast, dua t’i shpreh urimet për fitoren në garën për kryetar të komunës së Malishevës, kryetarit të zgjedhur, z. Ekrem Kastrati.

Puna me nderë e përgjegjësi besoj se do të jetë një prej atributeve kryesore të z. Kastrati.

Kryetari i ri do ta ketë mbështetjen time dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dega në Malishevë për projektet që janë në të mirën e qytetarëve të komunës së Malishevës.

Malisheva mbi të gjitha. Për Malishevën që duam.

#KB

Share.