Analisti politik Faton Abdullahu, i cili në kur Isa Mustafa ishte kryeministër, kishte qenë këshilltar i tij, ka deklaruar se Kosova ecë drejt kur bëhet pjesë e luftës globale kundër korrupsionit, të cilën e ka nisur Amerika dhe presidenti Donald Trump, por këtë luftë në vendin tonë nuk mund ta bëjë një parti e vogël, një parti hezituese, që nuk është në institucione dhe që nuk ka platformë të mirëfilltë.

 

Abdullahu ka thënë se Kosova si tërësi dhe gjithë rrugëtimi i saj është i ndërlidhur edhe me gjeo-politikën euroatlantike dhe konkretisht me gjeo-politikën amerikane, prandaj amerikanët janë shumë të interesuar që Kosova të vazhdoj të jetë storie suksesi.

Sipas tij, për të qenë e tillë ajo ka para vetës dy gjëra shumë të mëdha: dialogun me Serbinë dhe korrupsionin.

“Sa i përket dialogut me Serbinë pothuajse pak a shumë gjitha partitë tona politike edhe gjatë kësaj fushate po e thonë se janë të një goje, të një mendimi, të mos ketë shkëmbim të territorit dhe të mos ketë asociacion me pushtet të tretë. Mbetet tjetra që është shumë e rëndësishme dhe kjo ka të bëjë me korrupsionin. Sikur e kemi vërejtur gjatë kësaj fushate Veseli ka nxit një debat me qasjen e tij të re për ta luftuar korrupsionin, dhe për më shumë që e bën pozitive këtë qasje, është ai që thotë se do të niset nga shtëpia e tij, nga subjekti i tij, i cili subjekt përceptohet se mund të ketë të meta të kësaj natyre gjatë periudhës së qeverisjes gjatë gjithë procesit të shtetndërtimit. Pra, në këtë aspekt është shumë e rëndësishme”, ka thënë Abullahu.

Abdullahu ka thënë se lufta kundër korrupsionit duhet të bëhet, por që këtë luftë duhet ta bëjë dikush që mundet./ Telegrafi

Share.