Ish-presidenti Ilir Meta ka prezantuar logon e partisë së rithemeluar prej tij nga LSI në Parti e Lirisë.

Në Konventën e LSI të mbajtur një ditë më parë Ilir Meta falënderoi themeluesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa i ftoi të gjithë që nga partia e LSI-së të shkonin në partinë e lirisë, sovranitetit dhe referendumit.

Gjatë fjalimit në Konventën Kombëtare të LSI-së, Meta bëri thirrje për të gjithë qytetarët të mos tradhtojnë as atë, as Kushtetutën dhe të mos e shesin votën.

/TV Malisheva

Share.