Tezat për “zhdukjen” nga ekranet mediatike të ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, kanë qenë të shumta.
I fundit që zbulon detaje të reja mbi vendndodhjen e tij është ish-oficeri i inteligjencës së KGB-së, Yuri Shvets.
Shvets ka qenë njëkohësisht ish-shoku i klasës së presidentit rus Vladimir Putin.
Gjatë një interviste me kryeredaktoren e botimit “GORDON” Ales Batsman, Shvets tregoi se zyrtari i lartë rus “ka qenë i zënë me kërkimin e municioneve kohët e fundit”.
“Më shumë i gjallë se i vdekur, do t’ju përgjigjesha diplomatikisht”, komentoi ai informacionin për përkeqësimin e shëndetit të Shoigu-s dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë, Valery Gerasimov.
Sipas tij, ushtrisë ruse po i mbarojnë municionet.
“Fabrikat janë boshe ose kapacitetet nuk mundësojnë më. Dhe kështu ata nxituan te kinezët. Dhe kinezët thanë “jo” … Kjo është një situatë kaq e trishtuar për ta. Ndoshta në lidhje me këto kërkime … ndoshta ata po kërkojnë municion diku me ndihmën e shamanëve”, shtoi Shvets.
Ministri nuk është shfaqur në rrjetet sociale dhe transmetimet televizive që prej datës 11 mars.
Më pas, u shfaq informacioni se kreu i Ministrisë së Mbrojtjes Ruse dyshohet se vuante nga sëmundjet e zemrës.
Zëdhënësi i Putin-it, Dmitry Peskov u përgjigj se tani “nuk është koha për aktivitet mediatik”.
Për të hedhur poshtë thashethemet, Ministria Ruse e Mbrojtjes publikoi një video në të cilën Shoigu komunikonte me kolegët përmes video-konferencës.
/TV Malisheva