Lojtari i Chelseat, Kai Havertz është veçuar për kritika nga ish-sulmuesi i Liverpoolit, Peter Crouch pas shfaqjes së tij “zhgënjyese” gjatë humbjes 1-0 të së mërkurës mbrëma në Juventus.

Havertz luajti plot 90 minuta ndërsa skuadra e Thomas Tuchel iu nënshtrua humbjes së dytë të njëpasnjëshme pas humbjes të së shtunës nga rivalët e titullit Manchester City.

Duke e ndarë lojën si pjesë e detyrave të tij kryesore në ‘BT Sport’, Crouch diskutoi të mirat dhe të këqijat e stilit të lojës së Havertz.
“Mendova se Ziyech dhe Havertz ishin shumë zhgënjyes. Mendoj se Havertz më kujton Ozilin”, shpjegoi Crouch.
“Ai i bën gjërat të duken shumë lehtë dhe ai duket teknikisht shkëlqyes. Por ai gjithashtu mund të duket dembel dhe i munduar ndonjëherë dhe mund t’ju zhgënjejë”, u shpreh anglezi.
Havertz erdhi me shumë bujë tek Chelsea duke u transferuar për 70 milion funte sezonin e kaluar, megjithatë gjermani nuk ka performuar në nivele aq të larta karshi çmimit të paguar për të.
Sidoqoftë për londinezët, Havertz mund të konsiderohet si një lojtar që ka shpaguar çmimin e tij pas golit të tij vendimtar që i solli klubit trofeun e Ligës së Kampionëve ndaj Man Cityt. /TV Malisheva

Share.