Ish-trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka zbuluar se ai ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Frenkie de Jong kohëve të fundit, dhe se qëllimi i qartë i mesfushorit është të qëndrojë në “Camp Nou”.
Manchester United ka shfaqur një interesim serioz për De Jong, dhe thuhet se ylli holandez është gjithnjë e më afër largimit drejt Premier Ligës.
Por, besohet se dëshira e vetme e De Jong është që të qëndrojë të Barcelona, dhe këtë gjë e ka konfirmuar ish-trajneri i gjigantit katalunas, Ronald Koeman.
Po ashtu, Koeman ka folur edhe për Josep Bartomeun, duke e lavdëruar atë, pasi që e cilësoi si një president shumë të mirë.
“Gjithmonë kam kaluar shumë mirë me Bartomeun, mendoj se ai ka qenë një president shumë i mirë për këtë klub. Sigurisht, ai ka bërë gjërat e tij, ka fituar titujt e tij, por nuk e di saktësisht se çfarë ka ndodhur vitet e fundit sa i përket aspektit ekonomik”, tha Koeman.
Po ashtu, Koeman foli edhe për transferimin e mundshëm të Robert Lewandowskit në Barcelonë, ku tha se pavarësisht se është 33 vjeç, sulmuesi i Bayern Munichut mund të jetë ende një lojtar kyç për ekipin.
/TV Malisheva