Skuadra e Leeds United, e cila tashmë garat do t’i vazhdojë në Championshipin anglez pas rënies nga Premier Liga, është bërë me trajner të ri.

Leeds United e ka bërë zyrtare se Daniel Farke do të jetë trajneri i ri i skuadrës.

Dy herë fituesi i Championshipit anglez me skuadrën e Norwich Cityt ka rënë dakord për një marrëveshje katër vjeçare me Leeds United.

46 vjeçari zëvendëson Sam Allardyce, i cili u largua nga Leeds pas fundit të sezonit të kaluar.

Në të kaluarën, sa ishte trajner i Norwichit, Farke kishte nën urdhrat e tij yllin kosovar, Milot Rashica.

/TV Malisheva

Share.