Njohësi i mirë i futbollit shqiptar ish trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Astrit Hafizi për mediet në Shqipëri, ka bërë një analizë në prag të startit të kampionatit shqiptar.

Ai ka kritikuar klubet për mënyrën sesi po funksionojnë, derisa ka lavdëruar Superligën e Kosovës.

“Do të jetë një sezon i turbullt. Në Shqipëri punohet pa përgjegjshmëri, ndaj edhe po na parakalon Kosova me shpejtësi”, ka thënë Hafizi.

“Duhet miratimi i ligjit, që sporti të mund të thithë të ardhura dhe të mos diskutojë mbijetesën. Pas kësaj, duhen ide të reja, njerëz të rinj dhe menaxhim krejtësisht ndryshe. U bënë vite të tëra që shohim po të njëjtat fytyra, të njëjtin menaxhim dhe të njëjtat metoda”, ka përfunduar Astrit Hafizi.

Share.