Ish-ushtari i UÇK-së, Meçan Zotaj ka raeguar ndaj një postimi që është bërë, ku thuhej se Bashkësia e Tepelenës dhe kryebashkiaku i saj, paska bërë aq shumë sa Zogu, Italia dhe Enveri bashkë nuk kanë arritur ta bëjnë.
Përmes një shkrimi Zotaj ka hedhur poshtë këtë spekulim se gjoja Bashkësia e Tepelenës dhe kryetari i saj, Tërmet Peçi kanë bërë aq shumë gjëra.
Ai ka treguar se çfarë në të vërtetë ka bërë Bashkësia e Tepelenës, ku përmendi disa vendime, në shkrimin e tij ai thotë se Bahkësia lejoi kërkimin për varreza ushtarësh fantazëm greke, nuk lejoi për të rregulluar Memorialin e Hormovës.
Kujtojmë se Meçani kishte organizuar mbledhjen e mjeteve financiare për të rregulluar memorialin e Hormovës, gjë që ishte ndaluar nga kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi.
Postimi i plotë:
Dje, më erdhi i fotografuar një status ku flitej për Bashkinë e Tepelenës dhe kryebashkiakun e saj, se paska bërë aq shumë sa Zogu, Italia dhe Enveri bashkë s’paskan mundur të bëjnë.
Po, ka bërë më shumë se ata bashkë…!
- Zogu edhe pse iku si tradhëtar të paktën në kohën e tij i ndaloi mësuesit grek në Shqipëri, nuk lejoi shperlarjen e trurit si ndodh sot.
- Italia edhe pse ishte pushtuese bëri sa mundi. Gjeneral Telini e dha jetën duke luftuar si Ushtarak dhe Diplomat për tërësin teritoriale të Shqiperisë.
- Enveri, komandanti i gjyshit të Tërmetit, me aq sa mundi, i tregoi vendin Greqisë dhe e ruajti Shqipërinë me fanatizmin më të madh.
Rrugët i bëri Qeveria, jo Bashkia.
Çfar bëri Tërmeti?!
- Ai lejoi kërkimin për varreza ushtarësh fantazëm greke, qëllim ky megaloideas.
- Lejoi që konsulli Kakidis dhe homolugu i tij i Bashkisë së Dropullit Toli, të uleshin këmbkryq në Tepelenë dhe t’i bënin presion për mos lejimin e Memorialit të Hormovës.
- Pasi e pa planin, lejoi ndërtimin e memorialit dhe pasandej ndërroi kurs për 180⁰
Ku dërgoi inspektorë e policë për bllokimin e tij duke kërcënuar se do futet në burg secili që gjindet aty duke punuar. Ndërkohë që kërcënonte edhe kompanitë e betoniereve që nëse i zëjnë duke sjellë beton te Memoriali, do t’ju konfiskohen automjetet.
Tentativa me dashje apo pa dashje, për t’i futur një fasadë ngjollave, tradhëtive dhe poshtërsive kombëtare dukej e ëmbël, por nuk mbulohet djelli me shoshë o njerëz.