Një përleshje me armë ka ndodhur në Lagjen e Spitalit ku kanë mbetur të plagosur 3 persona ndërsa një tjetër ka ndërruar jetë.
Sipas raportimit të Policisë së Kosovës për lajmi.net, në vendin e ngjarjes rastësisht ka qëlluar një polic i cili ka arrestuar dhe e ka mbajtur në kontroll njërin nga të dyshuarit në këtë rast.
“Një informatë tjetër është se ka qenë intervenimi i një polici që ka qenë rastësisht duke kaluar në vendin e ngjarjes i cili e ka neutralizuar njërin që ka qenë me armë të shkurtë, ka arritur ta arrestoj, t’ia marrë armën dhe ta mbajë nën kontroll”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi për lajmi.net.
Vlen të theksohet gjithashtu se në lidhje me këtë rast janë arrestuar 3 persona deri më tani.