Isla Fisher dhe Sacha Baron Cohen kanë qenë ‘foto e lumturisë’ për njëzet vjet.

Ajo ndau një dedikim për bashkëshortin e saj, yllin e “Borat” për të shënuar rastin.

Aktorja 45-vjeçare ka postuar një sërë fotosh të çiftit dhe ka shkruar: “Gëzuar përvjetorin e 20-të”.

 

“Nëse vjen një ditë kur nuk mund të jemi bashkë, më mbaj në zemrën tënde. Unë do të qëndroj atje përgjithmonë”, shtoi ajo, duke cituar Winnie the Pooh.

Në një foto, Sacha mbështillte krahun e tij rreth Islas ndërsa pozonin për kamerë.

Aktorja publikoi gjithashtu një imazh tjetër të Sachas e veshur me një paruke të zezë, gjersa buzëqeshte dhe mbante një birrë.

 

Sacha dhe Isla u takuan në një festë në Sydney në 2002 dhe u martuan tetë vjet më vonë.

Çifti janë prindër të tre fëmijëve, Olive, 12 vjeçe, Elula, tetë dhe Montgomery, katër vjeç.

Isla i tha revistës Marie Claire në maj të vitit të kaluar se takimi me Baron Cohen ishte si ‘fitimi i lotarisë’.

 

E njëjta shtoi se marrëdhënia e tyre ishte ndërtuar mbi ‘një sens të përbashkët humori dhe një gatishmëri për t’u martuar’. /TV Malisheva

 

Share.