Shkrimtari i njohur shqiptar në mbarë botën, Ismail Kadare ka marrë çmimin ndërkombëtar të letërsisë “Neustadt”, që njihet edhe si “Nobeli” amerikan, raporton Gazeta SHQIP.

I përshkruar si “Nobel” amerikan, çmimi ndërkombëtar i letërsisë “Neustadt” është një çmim prej 50.000 dollarësh amerikanë që i jepet çdo dy vjet një poeti, romancieri ose dramaturgu, shkruan gazeta “SHQIP”.

Ismail Kadare është një nga zërat më të rëndësishëm në letërsinë botërore sot. I lindur në Shqipëri në vitin 1936, nisi botimin e poezisë dhe fiksionit në vitet 1960 kur Shqipëria ishte nën një regjim totalitar.

Novela e tij e parë e madhe janë: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1963) dhe “Kronikë në Gur” (1971). Për të vijuar më pas me: “Pallati i ëndrrave”, “Prill i thyer”, “Dosja H” etj.

Proza e Kadaresë vlerësohet për poezinë dhe eksplorimin e saj të pashembullt. Puna e Kadaresë është një testament monumental për vëzhgimin e tij se si “shkrimtari është armiku natyror i diktaturës”.

Romanet e tij janë përkthyer në dyzet e pesë gjuhë. Në 2005 ai u nderua me çmimin inaugurues të “Man Booker International” dhe më pas i “Princit të Asturias” (2009) etj.

Kadare ishte pretendent edhe për çmimin “Nobel”, i cili iu akorduar mbështetësit të Millosheviçit dhe mohuesit të Srebrenicës, Peter Handke

Share.