Trajneri nga Kosova Ismet Munishi e ka konfirmuar kalimin e tij te skuadra e Prishtinës, përmes llogarisë së tij zyrtare në “Facebook”.

Munishi ka ndërruar foton e tij zyrtare, ku tani në profilin e tij figuron emblema e “Plisave”, ndryshe kjo, tifo-grupi përkrahës i klubit FC Prishtina, përcjellë TV Malisheva.

Ende pa u konfirmuar nga vetë klubi, Munishi tani do të jetë trajneri i ri i prishtinasve për sezonin e ardhshëm në Superligën e Kosovës.

/TV Malisheva

This image has an empty alt attribute; its file name is Munihshhh.jpg

Share.