Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj, ka thënë se me të ardhur në krye të komunës do të shpallë konkurs ndërkombëtar për planin urban të Malishevës, shkruan TV Malisheva

Kilaj madje tregon se projekti i tij për qytetin modern të Malishevës do të përfshijë sheshet dhe parkingjet mbi dhe nëntokësore, ri rregullim i parkut dhe parqeve të tjera gjepa nëpër lagje.

Sipas kandidatit të PDK-së, përmes këtij projekti Banja, Carralluka, Mirusha, Burimi dhe Dragobili do të jenë pjesë e integruar e qytetit, përcjell TV Malisheva.

Ja shkrimi i tij:

Konkurs ndërkombëtar për planin urban të Malishevës

Projekti për Qytetin modern të Malishevës do të përfshijë sheshet dhe parkingjet mbi dhe nëntokësore, Ri rregullim i parkut dhe parqeve të tjera gjepa nëpër lagje.

Malisheva do të ketë një shesh të madh dhe disa sheshe të vogla, do të rindërtohet një pjesë e kanalizimit që i përgjigjet rritjes dhe trendeve të rritjes së qytetit dhe do të instaloj një rrjet nëntokësor të rrymës dhe internetit.

Do të kujdesemi që të trefishohet numri i drunjëve që do të mbillen në qendër.

Do të bëhet plani i mobilitetit me rrugët alternative duke e transformuar qytetin në hapësirë qasshme lehtë.

Do të përfundohet shëtitorja rreth lumit dhe do të lidhet qyteti me gjithë infrastrukturën me fshatrat ngjitur.

Banja, Carralluka, Mirusha, Burimi dhe Dragobili do të jenë pjesë e integruar e qytetit.

Bashkë për Qytetin!

Bashkë për Malishevën!

#177

#PDK /TV Malisheva

Share.